Zbulohet identiteti i amerikanit që vrau 16 civilë afganë
SHBA- Zbulohet identiteti i ushtarit amerikan, që qoëlloi për vdekje 16 civilë afganë mes të cilëve, 12 gra dhe fëmijë.
Zyrtarë të lartë amerikanë kanë bërë të ditur për BBC-në emrin e të dyshuarit për vrasjen e civilëve afganë, ndërkohë që ai pritet të niset në SHBA ku do të përballet me akuzat.
Rreshteri i Shtabit, Robert Bales është identiteti i ushtarit amerikan, të akuzuar për vrasjen e 16 afganëve, që ka tensionuar marrëdhëniet me Kabulin. Avokati i tij, John Henry Brone tha se i akuzuari ka qenë dëshmitar kur mikut të tij iu coptua këmba, ditën para vrasjeve.
Por, ky incident nuk është konfirmuar ende nga ushtria amerikane. Avokati e përshkroi atë si një ushtar të dekoruar më parë, i cili kishte një rekord shembullor para vrasjeve. Ndërkohë, Pentagoni ka thënë më parë se ai mund të përballet me akuza që bartin një dënim të mundshëm me vdekje.
(el.me/news24/BalkanWeb)