E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce mesim me tabelat e inteligjences

Teknelogjia më e fundit e mësimdhënies ka filluar zbatimin e saj në shkollat e qytetit të Korcës.Tabelat e Inteligjencës janë instaluar në katër shkolla të qytetit falë një foni prej 40.000 dollarësh të akorduar nga qeveria shqiptare.Mësuesit e trajnuar tashmë për përdorimin e tyre mund të hedhin në videoprojektorin e lidhur me një laptop një gamë shumë të të gjerë materialesh që viziualisht do të ndihmojnë nxënësit në përthithjen më të mirë të lëndës mësimore . Deri në fund të vitit synohet që nga 7 numri i tabelave të inteligjencës të shkojë në 15.

"Është e natyrshme që mundësitë që ofron kjo teknologji e lartë në procesin e mësimdhënies janë më të mira, më të mëdha dhe për më tepër që kërkojnë dhe një bashkëpunim mes nxënësit dhe mësuesit", tha Arben Belba.Dr.Drejtorisë së Arsimit në Qarkun e Korçës.       
             
Qëllimi i futjes së kësaj teknologjie,që krijon një standart të ri,të njëjtë me shkollat më të zhvilluara europiane,është rritja e cilësisë së orës së mësimit,shfrytëzimi sa më i lartë i saj për të krijuar koncepte të plota njohurish,kryesisht ato shkencorë.Njëherësh mësuesit duke shfrytëzuar njohuritë e nxënsve në kompjuter kanë rritur bashkëpunimin me ta gjë që ka sjellë edhe rritjen e interesit të nxënësve për proçesin mësimor.

Jorgjeta Gjanci 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›