E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce nga nentori furnizim 24 ore me uje te pijshem

Pas 7 vjet punimesh në fund të këtij viti pritet të përfundojë në qytetin e Korçës projekti për rehabilitimin e ujit të pijshëm dhe atyre të zeza. Në muajin nëntor Korça do të ketë furnizim me ujë 24 orë si dhe 95% të sistemit të ujërave të zeza të rikonstruktuar me parametra optimalë. Aktualisht punimet po zhvillohen  në katër lagjet e fundit të qytetit.

“Në masën 50-60 % sa i përket kanalizimeve dhe në masën 20 sa i takon rehabilitimit të rrugëve. Përqëndrimi i forcave do sjellë përfundimin në kohë të punimeve në lotin 3. Puna parashikohet të mbarojë në nëntor dhe pjesa finale do të jetë marrja në dorëzim nga ndërmarrja e ujësjellësit”-tha Pandi Qirinxhi, Inxhinier i Projektit.

Projekti është financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve dhe qeveria shqiptare. Përfundimi i tij i sjell Korçës edhe rehabilitimin e rrugëve në pjesën ku kalon tubacioni, 3 kolektorë kryesorë, puseta inspektimi, makineri pastrimi me presion dhe një impiant modern për trajtimin e ujërave të përdorura.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›