Rituali i jetes momentet e bukura dhe dramatike

Një ballafaqim ndryshe i cili duket se ka kaluar provën e parë të sukseshme me publikun ka qënë premiera e një muzikali bazuar ne folklorin shqiptar të premten në mbrëmje.
I pari i këtij lloji i realizuar ndonjëherë në skenën e Teatrit të Operas, etonomuzikali i titulluar “Rituali i jetës”, shpalosi nëpërmjet baletit modern dhe efekteve skenike momentet më dramatikte të jetës njerëzore.
Ngjarjet erdhën të përmbysura, nisën me mortin dhe përcollën traditën shqiptare. Zakonet, zija, veshjet e vajet, u shprehën nëpërmjet gjuhës bashkëkohore të baletit në koreografinë e Arjan Sukniqit.
Jeta në këtë muzikal vijoi me një ceremoni dasme me elementet që e karakterizojnë dhe muzikë të bazuar në folkun shqiptar.
Koreografi kishte zgjedhur të mbyllte etnomuzikalin me lindjen e një fëmije. Për herë të parë kjo vepër bashkoi në skenë trupën e baletit klasik të operas me valltarët dhe solistët këngëtar të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.
Krahas koreografisë së veçantë, “Rituali i jetës” u shoqërua nga muzika e kompozuar me kujdes nga Klodian Qafoku. Sipas kompozitorit këto nota u krijuan pas kërkimesh të gjata në arkivin etnomuzikor shqiptar.
Aurela Papadhima