E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha percjell Mishelsen

Kryeministri Berisha u takua me ambasadorin e Belgjikës, March Michielsen, me rastin e përfundimit të detyrës në Shqipëri. Bashkëbisedesit vlerësuan punën e bërë për përmbushjen e 12 rekomandimeve të BE-së dhe lajmin e mirë të përfundimit të reformës elektorale. Zoti Mishelsen rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Belgjikës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Ju largoheni si një mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve, por jeni përherë i mirëpritur si vizitor, turist apo investitor, në vendin tonë,” - tha Kryeministri. Ambasadori Michielsen vlerësoi transformimin e jashtëzakonshëm që ai ka parë gjatë kësaj periudhë, në të gjitha fushat, në Shqipëri, duke nënvizuar zhvillimin ekonomik, liberalizimin e vizave dhe arritjet në projektin kombëtar për integrimin europian. Një sërë kompanish belge janë ndërkohë prezent në fusha të ndryshme në Shqipëri, si ato të tregtimit të produkteve të konsumit të gjerë, sektorin farmaceutik, komunikacionit etj. Ndërsa sektorë si ai i energjetikës, sektori minerar, trajtimi i mbetjeve etj. vlerësohen si sektorë potencialë të zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›