E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce nisin kerkimet per 54 vjecaren Diana Xhomaqi

Polumbaret e RENEA-s po kërkojnë  trupin e 54 vjeçares nga Maliqi Diana Xhomaqi, e cila rezulton e humbur prej datës 5 janar të këtij viti. Në operacionin e kërkimit drejtuar nga kreu I bluve të Korçës Gjergji Jorgo, janë angazhuar dhjetëra polumbarë si dhe forcat e policisë dhe ushtrisë.  Pas njoftimit të familjarëve ,se kanë gjetur disa ditë më parë shapkat e 54 vjeçares në buzë të lumit Devoll, polumbarët kanë filluar kërkimet në të dyja anët e lumit,në vendin e quajtur Ura e Maliqit duke u mbështetur edhe nga forcat e FNSH. Edhe pse temperaturat gjatë paradites kanë shënuar deri në minus 4 gradë celcius, zhytësit kanë vijuar kërkimet  ne lum ,duke u fokusuar sidomos tek xhepat dhe pjesët anësore të mbuluara nga inertet. Kërkimet do te vazhdojnë deri në zonën e Moglicës, me shpresë se rrjedha e lumit mund të këtë nxjerrë diku trupin e 54 vjeçares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›