E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI,Meta: Për mua ,Berisha të ikte 1 ditë pas "Gërdecit'

Meta theksoi se ishte Rama ai që mbajti Berishën në pushtet pas tragjedisë së Gerdecit. “Po të ishte për Ilir Metën dhe LSI, Sali Berisha do të kishte ikur nga pushteti që ditën pas tragjedisë së Gërdecit"-tha Kreu i LSI-së. 

TIRANE- Në një takim me strukturat e kryeqytetit në Pallatin e Kongreseve, kreu i LSI-së Ilir Meta ka ashpërsuar akuzat ndaj kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama duke i kërkuar atij të bëjë transperencën e parave të taksapaguesve shqiptarë.Duke i cilësuar si të rëndomta akuzat e kreut të PS, për bashkëpunim të PD dhe LSI për rrëzimin e buxhetit të Bashkisë, Meta tha se ishte Rama që mbajti Berishën në pushtet pas tragjedisë së Gerdecit. “Po të ishte për Ilir Metën dhe LSI, Sali Berisha do të kishte ikur nga pushteti që diten pas tragjedisë së Gërdecit. Por ishte për fat të keq zoti Rama që jo vetëm e shpëtoi Berishën nga largimi por edhe e mbiforcoi në postin e kryeministrit me ndryshimet kushtetuese që i dhuroi në natën e zezë të 21 prillit”-u shpreh Kreu i LSI. Ndër të tjera Meta ka hedhur akuza për PS-në duke thënë se ka qenë bashkëpuntore me Berishën për të dobësuar rolin e Presidentit të Republikës, duke kufizuar kompetencat e tij dhe duke goditur pavarësinë e drejtësisë dhe të gjithë institucioneve kushtetuese në vend. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›