E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce policia prangos 4 falsifikues

Policia e qytetit të Korcës ka arrestuar sot katër persona, të akuzuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave personat e arrestuar janë shtetasit Armand Cenolli, Artur Feto dhe Sytki e Relis Mullai.

Sipas burimeve, nga hetimet ka rezultuar se këta persona merrnin pesë deri në shtatë mijë euro për ndryshimin e gjeneraliteteve.

Burimet shtojnë më tej se dy nga të arrestuarit janë punonjës në kompaninë “Aleat”, ndërsa njëri pedagog në universitetin “Fan Noli”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›