Kolegji vendos nesër për kërkesën e socialistëve

Në mbledhjen e sotme, Kolegji shqyrtoi për më shumë se tre orë argumentet e maxhorancës dhe opozitës, ndërkohë që përgjigjen do ta japë nesër.
Nesër, më 8 korrik, do të mësohet përfundimisht nëse do të pranohet apo jo kërkesa e dytë e Partisë Socialiste, ajo e 2 korrikut, ku kërkohet të detyrohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të anuluar vendimin që shpalli fitues Lulzim Bashën për kreun e Bashkisë së Tiranës.
(13:30) - Seanca në Kolegjin Zgjedhor shoqërohet me debate
Tiranë – Kolegji Zgjedhor do të rifillojë pas disa minutash seancën ku do të vendoset nëse do të pranohet apo jo kërkesë-padia e Partisë Socialiste për të detyruar KQZ-në të shpallë pavlefshmërinë e rezultateve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Kolegji Zgjedhor ka pranuar të shqyrtojë provat e paraqitura nga Partia Socialiste, ku pretendon për manipulimin e zgjedhjeve të 8 majit.
Seanca e sotme po shoqërohet me debate mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridian Saliani, paraqiti provat e opozitës, ku pretendon se në disa qendra votimi ka shtim të fletëve, ndërsa në disa të tjera mungesë fletësh.
Partia Socialiste thekson se në disa qendra nuk përputhet numri i votuesve me numrin e fletëve të votimit. Në anën tjetër, KQZ pretendon se refuzimi i kërkesës së PS erdhi pasi ishte jashtë afateve ligjore. Relatore e çështjes së sotme në Kolegj është gjyqtarja Sashenka Jonuzi, ndërkohë që trupa gjyqësore përbëhet nga Astrit Kalaja, Meriban Mullai, Marie Qirjazi dhe Dhurata Haveri. /Start/
2011-07-07 13:32