E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, policia sekuestron tre automjete të vjedhura

Një aksion policor për kontroll me qëllim evidentimin e automjeteve të vjedhura në Korcë është finalizuar me sekuestrimin e tre mjeteve. Burime nga blutë e Korcës bëjnë të ditur se nga tre automjetet e vjedhura, dy rezultonin se ishin vjedhur në Bullgari, ndërsa e treta në shtetin fqinj, Greqinë, përkatësisht:

-Bllokimi i mjetit tip M-Benc me targa AA 793 BS, i vjedhur ne Bullgari
-Bllokimi i mjetit tip BMW pa targa, i vjedhur ne Greqi
-Bllokimi i mjetit tip Ford me targa AA 806 AF, i vjedhur ne Bullgari
Lidhr me këtë rast u kryhen veprimet e nevojshme proceduriale, ndërsa materialet hetimore do i referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per vepren penale "Trafikim i mjeteve motorrike".
 

Po diten e sotme nga Seksioni i Hetimit dhe Parandalimit te Krimit ne Komisariatin e Policise Korce u be arrestimi ne flagrance i shtetasve:
 

-Gani Jonuz Xhambazi 62 vjec banues ne lagjen 4 Korce.
-Viktor Sabri Dike 47 vjec banues ne lagjen 14 Korce.
Arrestimi i shtetasve te sipercituar u be pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur kabllin optik te sinjalit televiziv "TV LOBI" ne fshatin Drenove.Vepra penale e konsumuar eshte ajo e "Vjedhjes ne bashkepunim mbetur ne tentative”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›