E Diel, 1 Nëntor 2026

3 aksidente nga veriu në jug, 1 i vdekur dhe 14 të plagosur

7 të plagosur është bilanci i një aksidenti të regjistruar pasditen e sotme në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë plagosur 7 persona, të cilët udhëtonin në automjetet e përfshira në aksident. Të lënduarit janë transoportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq policia ka nisur hetimet, ndërsa konfirmon se shkak i aksidentit është bere parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.
 

Një tjetër aksident me pasojë 1 të vdekur dhe 1 person të plagosur rëndë është regjistruar në Fier. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos pranë fshatit Mbyet, ku një automjet tip foristradë me targa AA 012 BX është përplasur me një tjetër automjet me targa greke INH 77 46. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
 

Edhe në jugun e Shqipërisë është shënuar gjithashtu një aksident. Kështu në Gjirokastër një automjet me targa KAZ 56 08, i cili udhëtonte drejt Greqisë ka dalë nga nga rruga pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. Ngjarja ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë pranë fshatit Grapsh, ndërsa të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›