“21 Janari”, gjykata lë në burg Agim Llupon

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për heqjen e masës së sigurisë “arrest në burg” për gardistitn Agim Llupo.
Në seancën e sotme gjyqësore për 21 Janarin, trupi gjykues nuk ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës së gardistit duke e lënë atë në burg.
Gardisti Agim Llupo akuzohet për vrasjen në 21 janar të demonstruesit Ziver Veizi, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Gjithashtu është vendosur që në seancën tjetër të dëshmojnë edhe tre deputetët e PS-së Paulin Stërkaj, Tom Doshi dhe Besnik Bare në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.