Korçë, pranga 21- vjetarit, kapet me drogë

Arrestohet për posedim lëndësh narkotike, foto arkiv
21-vjeçari, Destan Beqiraj, banues në Maliq u arrestua nga policia për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Këtij shtetasi gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Çiflig të Korçës, iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale 5 gram lëndë narkotike e dyshuar si, Canabis Sattiva.
Ndërkohë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme. /V.H/