“Dallgë” në garën Presidenciale, Nishani kandidat

Mazhoranca bëri me dije se nuk do ta lërë vendin pa President, ndërsa tha se kandidati në garë është ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.
Artan Hoxha: Ja pse u tërhoqa nga gara
Tiranë – Kandidati i tërhequr nga gara presidenciale, Artan Hoxha, sqaroi për mediat arsyet e tërheqjes nga kjo garë, duke nënvizuar se ishte tërhequr për shkak se interesat politike nuk lejojnë të kontribuojnë faktorët civilë. Hoxha mori sot 40 firma të deputetëve për t’u futur në garë dhe në momentin kur të gjithë prisnin që votimi të bëhej edhe në Parlament, ai u tërhoq.
Letra e plotë:
“Deri pas mbledhjes së mbrëmshme kam shpresuar se procesi presidencial do të mbante frymën minimale të mirëkuptimit dhe konsensualitetit madje dhe sot në mëngjes pasi kam marrë me qindra e qindra mesazhe urimi një pjesë e mirë, e të cilave më kanë ardhur nga individë brenda dhe pranë Partisë Socialiste.
Kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus, por duke parë qëndrimet e eksponentëve socialistë dhe pranë tyre, të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe egërsi të gjitha llojet e akuzave të bajatosura në këto 22 vite, përfshi shpifje dhe shantazhe, arritën në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit, dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arsyeshme dhe konsensuale.
Arrita të kuptoj se në procesin presidencial për shkak të interesave politike nuk lejohet të kontribuojnë faktorët civilë. Unë e kam ndjekur nga shumë pranë procesin presidencial, kam komentuar dhe kam shkuar në favor të zgjedhjes së arsyeshme dhe konsensuale. Mendova të kontribuoj në instancën e fundit për të njëjtin qëllim, por për gjithçka çfarë shpjegova më lart deklaroj se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtunë”.
Patozi: Kandidati për President Bujar Nishani
Tiranë (12:13) – Kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, konfirmoi tërheqjen nga gara të kandidatit Artan Hoxha. Ai bëri me dije shkurtimisht për mediat, se kandidati tjetër është Bujar Nishani.
“Dëshiroj të konfirmoj lajmin se kandidatura është tërhequr nga gara. Mazhoranca është e vendosur që ta bëjë vendin me President të Republikës. Kandidatura tjetër do të jetë zoti Nishani”, tha Patozi. Ai shtoi se seanca e Parlamentit do të zhvillohet në orën 17:00 të pasdites.
Artan Hoxha dorëhiqet nga gara presidenciale
Tiranë (12:03) – Kandidati për President, Artan Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga gara për President të Republikës. Informacioni është paraprak, dhe tashmë kur pritej të zgjidhej kreu i Shtetit, situata ka marrë një rrjedhë krejt tjetër.
Komisioni i Ligjeve “kalon” Hoxhën në Parlament
Tiranë (11:05) – Komisioni parlamentar i Ligjeve, miratoi raportin që formalizon kandidaturën e z. Artan Hoxha për postin e Presidentit të Republikës, të cilën do t'ia paraqesë seancës plenare të Kuvendit në raundin e IV-t të votimit për zgjedhjen e Kreut të Shtetit. Kandidatura ka marrë 40 firmave të deputetëve, ku në krye të listës është kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi.
Deputetët e opozitës morën pjesë në seancën, ku përveç deputetes Ermonela Felaj që votoi kundër, deputetët e tjerë opozitarë abstenuan. Sipas rregullores parlamentare, deri në ora 09:00 të ditës së sotme procedura ishte e hapur për të paraqitur kandidaturat, ndërsa pas kësaj ore fillonte detyrimi i komisionit të Ligjeve për të marrë në shqyrtim kandidaturat eventuale dhe për t'i paraqitur raportin përkatës seancës plenare të Kuvendit. Tashmë pritet votimi në Parlament dhe sot pritet të zgjidhet Presidenti i ri i vendit.
Presidenti, PS nuk do të marrë pjesë në votim
Tiranë (10:02)– Partia Socialiste ka vendosur që të jetë i pranishëm në seancën parlamentare të Kuvendit, por që nuk do të marrë pjesë në votim. Ky është vendimi i marrë nga grupi parlamentar socialist i mbledhur gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, në Kuvend po mblidhen firmat për kandidatin Artan Hoxha dhe komisioni i Ligjeve po harton raportin për t’ia dërguar Kuvendit.
Në pritje të Presidentit
Tiranë (08:18)– Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot Presidentin e ri të vendit. Kandidati Artan Hoxha, pritet të drejtojë shtetin pesë vitet e ardhshme. Ky kandidat nuk ka marrë konsensusin e opozitës, por gëzon mbështetjen e partive të mazhorancës, asaj Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Pritet që votimi të kalojë pa problem, pasi mazhoranca i ka të sigurta 71 votat që kërkon ky raund për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Emri i Artan Hoxhës doli mbrëmjen e shkuar në publik pas dështimit të negociatave midis mazhorancës dhe opozitës. Kandidatura gjeti mbështetjen e partive të mazhorancës.
Ky është raundi i katërt, pas dështimit të tre raundeve të para që zgjedhja e Presidentit kërkonte 84 vota. Deri në raundin e tretë, në garë ishte anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori. Ai dha dorëheqjen nga kandidimi të premten e shkuar pasi nuk kishte gjetur mbështetjen e opozitës. /S.Ll/Start/
2012-06-11 13:03