Protestë, presidenti, një ish-i përndjekur

Të përndjekurit perplasje me policine
Të përndjekurit politik kanë protestuar para parlamentit, në kohën kur në parlament diskutohej për presidentin e ri.
Ish-të përndjekurit kanë kërkuar dëmshpërblimin e pa marrë, si dhe i kërkuan politikës që presidenti i ri të jetë një ish-i përndjekur politik.
Ish-të përndjekurit politik protestonin para parlamentit të lidhur me zinxhirë, protestuesit janë larguar nga policia, pasi sipas bluve të kryeqytetit, këta persona nuk kishin marrë leje për protestën.
Të përballur me rezistencën e protestuesve, policia shoqëroi në komisariatin numër 1 rreth 11 persona, të cilët u mbajtën për 6 orë në dhomat e shoqërimit.
Ish-të përndjekurit politik u shprehen se do të kërkojnë edhe mbrojtjen e Avokatit të Popullit për të drejtat e tyre që iu takojnë me ligj. /E.L/