Presidenti, Arvizu mbështet kandidaturën e Nishanit

Bujar Nishani
I përditësuar – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka shprehur mbështetje kandidati për president, Bujar Nishanit. Mësohet se Aleksandër Arvizu i ka dërguar një mesazh privat duke e cilësuar mik të mirë dhe mbështetës së Amerikës.
* * *
“Bujar Nishani nuk mund të zgjidhet president, sot”
Në një kohë kur në orën 17:00, Kuvendi pritet të mblidhet për të votuar, Bujar Nishanin, për president të Republikës, Lëvizja Nano për President pretendon se kemi të bëjmë me gafë Kushtetuese. Kjo për shkak se një ministër nuk mund të zgjidhet president nëse nuk jep dorëheqjen.
Në këtë pikëpamje edhe nëse Nishani paraqet dorëheqjen para votimit në Kuvend, ajo duhet të dekretohet nga presidenti Topi që të mos konsiderohet më ministër në detyrë. Dorëheqja e tij, ka vlerë ligjore vetëm pasi është pranuar me dekret nga presidenti i Republikës, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga Lëvizja Nano për president.
Kandidimi i Nishanit për president gjithashtu do ti hiqte një votë mazhorancës për shkak se ai nuk mund të votojë për vetveten. Ndërkohë, kandidatura e Nishanit ka marrë 21 firma dhe pritet ti paraqitet Komisionit të Ligjeve për miratim dhe më pas do të kaloi për votim në Kuvend në orën 17:00.
Kandidimi i Nishanit nga mazhoranca erdhi pas tërheqjes së Artan Hoxhës. Ministri i Brendshëm është një nga katër emrat e diskutuara në tryezën e mbrëmshme Berisha, Rama, Meta dhe Idrizi. Gjithashtu në këtë tryezë u hodhën për diskutim edhe Arben Imami dhe Petraq Milo.
Nëse pretendimi i Lëvizjes Nano për president është korrekt atëherë sot president mund të zgjidhet vetëm Petraq Milo ka katër emrat e diskutuar në tyrzë pasi edhe Imami mban postin e ministrit. /F.S/