Korçë, pranga dy shtetasve për vjedhje

Sektori Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise Qarkut Korce ka arrestuar gjatë ditës së djeshme në flagrancë shtetasit:
-Llambi Llazaraq Andrea, 24 vjec banues ne lagjen nr 11 Korce
-Elton Nisi Sovjani 34 vjec, banues ne lagjen nr 18 Korce
Arrestimi i shtetasve te siperpermendur u be pasi diten e djeshme,ne lagjen nr 18 ne qytetin e Korces, pas nje konflikti banal me shtetasin me iniciale K.M 30 vjec banues ne fshatin Dersnik-Korce,e kane goditur kete te fundit me mjete te forta ne pjesen e fytyres, dhe njekohesisht i kane marre prej qafes nje varese floriri e cila kapte vleren prej 6.000.000 lekesh te vjetra.Bejme me dije se i demtuari ka marre demtime te lehta dhe pas mjekimit te nevojshem ne spitalin rajonal te Korces,ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Gjithashtu pas sqarimit te rrethanave te ngjarjes,nga ana e uniformave blu te Korces, filloi procedimi penal per te dy autoret per vepren penale te "Vjedhjes me dhune ne bashkepunim". Materialet e perpiluara per kete rast do i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per ndjekje te metejshme.