E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora, Berisha-kryekomunarëve: Hapni rrugët me fondin e akorduar

KORCË- Kryeminsitri i vendit Sali Berisha dhe Ministri i Financave z. Ridvan Bode, kanë shkuar sot në Korcë, ku kanë inspektuar nga afër situatën dhe masat e marra pas reshjeve të mëdha të dëborës në këtë qark.

Kryeminsitri Berisha, duke vlerësuar punën e bërë nga krerët e Qarkut të Korcës, u ka bërë thirrje gjithë kryekomunarëve të vendit që të shfryëzojnë fondit e akorduar nga komiteti ndërministror i emergjencave për të hapur rrugët, pasi akset rrugore do i hapë qeveria.

Bora, hapen akset rrugore nacionale, problem Komunat
Shkon drejt përmirësimit situata nga vëshitirësitë e krijuara nga bora, të gjitha rrugët nacionale raportohen të hapura, por problemet më të mëdha janë në Komuna. Puna është përqëndruar për lidhjen e tyre fillimisht me qytetet dhe më pas më fshatrat të izoluar prej disa ditësh.

Banorët në këto zona kanë kaluar 18 ditë të izoluar, ndërsa bora në disa vende e ka kaluar trashësinë 3 metra. Problem kryesor për ta mbetet hapja e rrugëve, furnizimi me ushqim pasi rezervat i kanë drejt fundit, furnizimi me energji elektrike dhe ardhja në ndihmë në kushtet e emergjencave shëndetësore.

Këtë mëngjes raportohet se akset Qafë Mali-Fierzë,Qafë Mali-Pukë janë të bllokuar , ndërkohë që të bllokuara janë edhe fshatrat e komunave Qelëz,Iballë,Blerim,Fierzë Pukë, segmentet rurale në Kryesi e Qerret janë të hapur.

Në Kukës 10 komuna janë ende të bllokuara nga dëbora, në 14 komuna rrugët janë të hapura nga dëbora , ndërkohë që akset nacionale janë të gjithë të hapur.

Tropja e paraqet situatën më problematike në Rragam, Dragobi dhe Valbonë, të cilat prej 10 ditësh janë pa energji për shkak të dëmtimit të linjave të tensionit të mesëm dhe ulët.

Në Dibër -Lura, Kalaja e Dodës, Sllova, Muhuri, Selishta dhe Luzni janë të bllokuara. Po kështu në Bulqizë komunat Ostren, Trebishtë, Zercan Martanesh.

Juglindje
Në Korcë të gjitha rrugët nacionale janë të hapura, ndërsa raportohen se mbeten të bllokuar 7 fshtara në komunën Lekas, 7 fshtara në Komunën Clirim, 4 fshtara në Komunën Novoselë, 2 fshtara në Komunën Miras dhe 5 fshtara në Komunën Dardhas. Probleme me energjinë prej 10 ditësh në fushën e Korcës.

vijon
Lidhje te tjera Emergjenca nga bora, Franca 10 mijë eruo për Shqipërinë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›