E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emergjenca nga bora, Franca 10 mijë eruo për Shqipërinë

FRANCA- Franca sjell ndihma për banorët e qarkut të Elbasanit, të bllokuar nga rreshjet e borës.
Për të shprehur solidaritetin e Francës me qytetarët shqiptarë të bllokuar nga rreshjet e borës, Ministri francez i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i ka akorduar Ambasadës së Francës një shumë prej 10 000 eurosh për ta përdorur për ndihmë urgjente.

Ndërkaq, është bërë e mundur grumbullimi i 8,5 ton ushqime si dhe barna, të cilat do të shpërndahen të dielën për banorët e fshtrave të bllokuara në qarkun e Elbasanit. Lista e ushqimeve dhe barnave të dhuruara nga Franca është bashkërenduar me përfaqësuesit e popullsisë së prekur dhe i përgjigjet nevojave materiale të përcakuara qartë.

Organizimi i shpërndarjes është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare, civile dhe ushtarake. Vetë ambasadorja e Francës, Znj. Christine Moro do të jetë e pranishme të dielën në Librazhd dhe më pas do të udhëtojë drejt Steblevës.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›