Elbasan, vodhi xhaxhain, në pranga 18-vjeçari

Duket se kriza ekonomike nuk vë fre as në vjedhjet brenda familjes. Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 18 vjecar nga ky qytet. Arrestimi i shtetasit, Panajot Tafani, u bë pasi kishte vjedhur dy ditë më parë 50 mijë euro në shtëpinë e xhaxhait të tij në Belesh. Gjatë ndalimit, në një kontroll në banesën e tij, policia ka sekuestruar dhe shumën e parave 20 mijë euro dhe 3 milionë lekë, shumë kjo e mbetur nga shuma totale prej 50 mijë euro. Uniformat blu filluan procedimin penal per vepren penale te "Vjedhjes ", ndërsa materialet e perpiluara per kete rast do i kalojne Prokurorise per ndjekje te metejshme.