E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, prangoset një i kërkuar prej dy vitesh

Në prangat e policisë ka rënë shtetas Aurel Kote, lindur dhe banues në Korçe.

Ky shtetas kërkohej prej dy vitesh, pasi Gjykata e Korçës e kishte dënuar me 7 vite burg për “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”.

Operacioni për kapjen e tij u realizua pak pas mesnatës, pas informacioneve në rrugë operative mbi vendndodhjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›