E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja në Himarë, policia e shtetit: 20 mijë USD për informacione

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, deklaroi sot se policia shqiptare ka vendosur një shpërblim prej 20 mijë dollarë për arrestimin e autorit të vrasjes së 35-vjeçarit Aristotelis Guma.
Kreu i policisë ka qëndruar sot në Drejtorinë e policisë së Vlorës dhe më pas ka marrë takim edhe në rajonin e policisë së Himarës, me grupin e oficerëve që po heton ngjarjen.
Gjate qndrimit në Vlorë dhe në Himarë, kreu i policisë shqiptare Hysni Burgaj u kërkoi vartësve hetimin e plotë të ngjarjes, ndërsa njoftoi se policia e shtetit ka vendosur një shumë shpërblimi prej 20 mijë dollarë amerikanë, për personat që informojnë lidhur me vendndodhjen e autorit të ngjarjes Ilir Muka dhe ndihmojnë në arrestimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›