E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet në burgun e Lushnjës, transferohet Lul Caka

E gjithë historia nis në një orar ajrimi për të burgosurit, të cilët të gjithë së bashku kanë rrahur dhe dhunuar të dënuarin Caka.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë brenda ambienteve të burgut në fshatin Kosovës të Lushnjës. Ngjarja është mbyllur pas ndërhyrjes së forcave speciale të burgut, duke e transportuar Cakën për në spital. është dashur ndërhyrja e mjekëve për të normalizuar gjendjen e tij pas plagëve të shumta të marra nga “kolegët” bashkëvuajtës të dënimit.

Pas ngjarjes, Lulzim Caka është transferuar në qelitë e burgut të Rrogozhinës. Por, duket se nuk do të shkojnë punët mirë edhe atje, pasi në burgun e Rrogozhinës, Caka ka shumë prej hasmëve të tij nga fisi Yzeiri të fshati Rërza të Beratit. Për këtë arsye, Ceka po mbahet në kushte të rrepta sigurie.

Lulzim Caka është dënuar në vitin 2000 me 25 vite burg për një sërë krimesh. Por në atë vit ai u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu, për tu arrestuar në vitin 2003. Gjatë kësaj kohe është përfshirë edhe në krime të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›