E Diel, 1 Nëntor 2026

Sauku pa ujë banorët bllokojnëaksin Tiranë- Elbasan

TIRANE- Mungesa e ujit të pijshëm prej 2 javësh në zonën e Saukut në Kryeqytet ka detyruar banorët e kësaj zone të bllokojnë për disa minuta rrugën nacionale Tiranë-Elbasan. Bllokimi i rrugës është bërë pranë Akademisë së Policisë, ku banoret e Saukut ishin grumbulluar që në orët e para të mëngjesit. Protesta e banoreve vjen pas nderprerjes se lidhjeve te paligjshme te furnizimi me ujë në Sauk nga ana e Drejtorisë së Ujësjellës-kanalizimeve. Banorët kërkojnë që të mos penalizohen të gjithë për këtë arsye, po pavaresisht ankesave të tyre pranë ujësjellesit nuk kanë gjetur zgjidhje të këtij problemi, ndërsa nuk u ka shkuar as uji me bot sic kishte premtuar Ujësjellësi. Rruga nacionale është liruar vetëm pas ndërhyrjes së uniformave blu.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›