Korçë, reaksion 8 pacientëve, shkak mendohet serumi
Mbetet mister shkaku që u çoi në reaksion e 8 pacientëve të kardiologjisë në spitalin rajonal të Korçës pas marries së serumit. Burime nga ky spital bëjnë të ditur se janë në pritje të përgjigjes së analizave laboratorike,që do përcaktojnë dhe arsyen.
KORÇË- Mbetet i veshur me mister shkaku që çoi në reaksion, mjekimi i tetë pacientëve të kardiologjisë në spitalin rajonal të Korçës. Ndonëse kanë kaluar disa ditë asnjë nga mjekët nuk di të thotë arsyet e vërteta edhe pse sipas burimeve nga ky spital mendohet se një nga arsyet të jetë solucioni fiziologjik, pasi pacientët shfaqën shenja të njëjta gjatë rëndimit të gjendjes së tyre, fundjavën e kaluar. Vetë shefi i shërbimit kardiologjik pranë spitalit të Korçës Ilia Skëndi, ka deklaruar se megjithëse pacientët janë trajtuar në kohë duke patur dhe një gjendje gatishmërie në spital, pritet përgjigja e analizave laboratorike, të cilat do të thonë edhe fjalën e fundit në rast se tretësi ka patur ngarkesa të dëmshme bakteriale apo ka qenë i infektuar, apo ka qenë i skaduar,
Shishja me tretësin dhe kampionet janë nisur me urgjencë drejt laboratorit pranë Shëndetit Publik në Korçë, por dhe atij ne Tiranë, për mbjellje për të zbuluar shkaqet e vërteta të reaksionit.
(a.r/news24/balkanweb)