Vlerësimi i Univ. private, Beja: Të akredituar vetëm 4
Studentët që ndjekin Universitetet private do të vazhdojnë të mos u njihen si të vlefshme diplomat në vendet e BE. Ministri Beja tha se në sitën e komiosnit kanë kaluar vetëm 4 Universitete private nga 20 që janë.
TIRANE- Studentët shqiptarë që janë të ulur në auditorët e Universiteteve private do të vazhdojnë të mos u njihen si të vlefshme diplomat shqiptare në vendet e Bashkimit Evropian. Edhe pse ishte trumbetuar me forcë nga qeveria, procesi i akreditimit të Universiteteve nga një kompani e huaj, duket se ky proces është ende larg.
Vetë ministri i Arsimit Fatos Beja, i cili në fakte nuk e kishte shumë të qartë procesin e akreditimit tha se “në sitën e komisionit kanë kaluar vetëm 4 Universitete private nga 20 që janë gjithsej”.
Sipas ligjit të ri të arsimit, të gjitha Universitetet shqiptare në fund të procesit të vlerësimit apo akreditimit të jashtëm do të kenë mundësinë që të renditen mbi bazën e cilësisë që ata sigurojnë. Drejtuesit e ministrisë kishin deklaruar se ishte ngarkuar një kompani amerikane që do të merrej me këtë gjë, por vetë Ministri Beja tregoi qartë se ende nuk është kontraktuar asnjë kompani që do të kryej këtë proces.
Rezultatet e vlerësimit të kompanisë do të përcaktojnë dhe bazën mbi të cilën MASH do të merrte edhe masat përkatëse ndaj Universiteteve publike dhe private që nuk plotësojnë standartet deri në mbylljen e tyre.
Mos njohja e diplomës në vendet e BE-së është konsideruar nga Ministria e Arsimit si një problem i vetë studentëve që marrim mësim në Universitete private duke sugjeruar që përfundimin e këtyre studimeve ta kryenin pikërisht në një Universitet të vlerësuar.
(a.r/news24/balkanweb)