Brace-Berishes: Ktheji rrotat per ne Lapardha

Nderkohe qe kryeministri Berisha merrte pjese ne ceremonine e hyrjes se Beratit ne UNESCO, perfaqesues te se majtes jane shprehur se ai nuk duhej te ndodhej aty, por pak kilometra me larg, ne Lapardha, prane familjeve te prekura nga tragjedia e Butrintit.
“Do te ishte mire qe kryeministri t’i drejtonte rrotat e makines pak kilometra me tej per ne Lapardha dhe prej ketej ne Butrint, ku ndodhi nje tragjedi qe per nga menyra se si ka prekur njerezit konsiderohet nje tragjedi kombetare”, ka deklaruar deputeti i PS, Erjon Brace.
Lidhur me tragjedine e Butrintit reagoi sot edhe kreu i PS, Edi Rama, i cili beri pergjegjese qeverine dhe ne vecanti kryeministrin per ate qe ndodhi.