E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, rihapen shkollat 9-vjeçare dhe të mesme

Shkollat e mesme dhe 9 vjeçare në rrethin e Korçës u janë rikthyer sot mësimit pas pezullimit që u bë për shkak të motit të ftohtë.
 

Pas përmirësimit të kushteve klimaterike, Drejtoria Arsimore Rajonale e Korçës vendosi që të rinisë mësimin në 88 shkolla të këtij rrethi.
 

Të premten Drejtoria Arsimore Rajonale, urdhëroi mbylljen e shkollave për një afat të papërcaktuar, pasi nxënësit zhvillonin mësimin me orë të reduktuara dhe në mungesë të kushteve të ngrohjes.
 

Duke filluar nga dita e sotme nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm do të vijojnë mësimin në normalitet, por mbetet ende shqetësuese ngrohja e ambjenteve të shkollave në këto ditë të ftohta dimri.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›