Admir Tafili akuzon Pjetrushin për shpërthimin

Admir Tafili ka reaguar sot nga burgu për sulmin me tritol në shtëpinë e tij dy ditë më parë. Në një lidhje telefonike me “Ora News”, ai ka fajësuar Prel Pjetrushin si përgjegjës për shpërthimin, i cili sipas Tafilit përkon me kthimin në Shqipëri të vëllait të tij.
Po ashtu, Admir Tafili ka hedhur poshtë edhe deklaratën e ish-shefit të krimeve të Malësisë së Madhe, i cili një ditë më parë në “Ora News”, tha se Admir Tafili u arratis nga burgu falë ndihmës së një politikani të lartë.