Korcë, romët nuk kanë para për kartat e identitetit
Kryetari i romëve në Korçë, Arben Kosturi jep alarmin për më shumë se 2 mijë votues të cilët në masën 90 për qind janë pa pasaportë dhe pa asnjë mundësi financiare të përballojnë çmimin e kartës së identitetit.
KORCE-Jane 800 familje rome ne qytetin e Korces qe humbin te drejten e votes me date 28 qershor pasi nuk mundin dot te blejne kartat e identitetit. Ata shprehen se nuk do ti drejtohen zyrave te aplikimit pasi nuk kane mundesi financiare per te blere kartat duke kerkuar qe ato te jepen falas. Kryetari i romëve në Korçë, Arben Kosturi jep alarmin për më shumë se 2 mijë votues të cilët në masën 90 për qind janë pa pasaportë dhe pa asnjë mundësi financiare të përballojnë çmimin e kartës së identitetit. Arben Kosturi kryetari i komunitetit rom në Korçë për mikrofonin e NEWS 24 ka kërkuar ndërhyrjen e strukturave të shtetit për të parë me përparësi çështjen e romëve.
Në qytetin e Korçës numri i zgjedhëvse romë është i madh, ndërsa këtë herë kërcënimi i tyre është i hapur. Të gjitha familjet jetojnë në varfëri të tejskajshme dhe të papërfytyrueshme. Nje prej tyre eshte dhe familja Kalla qe jeton në një apartament të vogël në lagjen “Radanec” të Korçës. E vetmja e ardhur në këtë familje është pensioni i kryefamiljarit prej 10 mijë lekësh.
Mielli ka kohë që është mbaruar, ndërsa disa sita janë gjithçka që mund të shitet në këtë shtëpi. Përsa i përket kartave të identitetit është gati një herezi për këtë familje ku antarët e saj thonë se është më e udhës që ata të mos shkojnë në votim sesa të sakrifikojnë ekzistencën e tyre për një kartë identeti vlera e të cilit është një çmim i frikshëm për ta.
(d.b/News24/BalkanWeb)