E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce rreshqet ne akull vdes 53-vjecari

KORE - Rreshqet ne akull vdes 53-vjecari nga Korca. Sipas policise Ylber Kovaci humbi jeten pasi ra ne rruge. Pas hetimeve te kryera rezultoi se 53-vjecari ka qene duke ecur ne kembe ne nje rrugice prane shtepise se tij kur papritmas ka rreshqitur ne akull. Per pasoje ai eshte demtuar ne pjesen e kokes. Ai ka mundur te ngrihet me veshtiresi dhe familjaret e tij tentuan ta dergojne ne spital. Por sipas deshmise se tyre Kovaci nuk kishte pranuar te shkonte ne spital duke menduar se do te behej me mire. Vetem rreth nje ore me pas Kovaci nderroi jete ne shtepi. Ky eshte rasti me i rende i nje vdekjeje aksidentale nga pasojat e dimrit te ashper ne qytetin e Korces. Gjate ketyre diteve temperaturat ne qytet kane shenuar deri ne -12 grade. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›