E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna e varferia vetevaret nena e dy femijeve

ELBASAN- Vetevaret 25-vjecarja nene e dy femijeve. Ngjarja ndodhi dje ne lagjen 5 Maji te Elbasanit kur kalimtare te rastesishem pane trupin e saj te varur ne litar. Policia mberriti menjehere ne vend dhe pas hetimeve paraprake rezultoi se viktima ishte shtetesja Valentina Vllai. I shoqi deshmoi ne polici se ajo kishte dale nga banesa ne oret e mengjesit dhe nuk kane pasur asnje informacion per te deri ne momentin kur iu erdhi lajmi i kobshem. Burime nga grupi i hetimit bene te ditur se ka dyshime se viktima te jete veteflijuar per shkak te gjendjes se dobet ekonomike pasoje e te ciles dyshohet te kete qene gjithashtu edhe dhuna e ushtruar nga bashkeshorti i saj. Ky i fundit mesohet se eshte marre ne pyetje dhe me pas eshte lene i lire. Te aferm te 25-vjecares deshmuan ne polici se Valentina ankohej shpesh kur shkonte tek familja e saj per dhune te ushtruar nga i shoqi. Ka dyshime se viktima e ka kryer kete akt ne kushte te nje depresioni te shkaktuar nga dhuna dhe varferia beri te ditur policia. a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›