Vlore inertet e ndertimit pushtojne detin gjate nates
Nje hapesire e konsiderueshme deti ishte zene nga tonelatat e dherave te hedhur ne menyre te papergjegjshme nga ndertuesit. Vec hapesires se zaptuar eshte ndotur deti ne nje distance te konsiderueshme. Ndotja ka ndodhur ne zonen e Ujit te Ftohte tek ish-shkolla e vjeter Zenel Murro. Nje firme qe po nderton dy pallate ne buze te detit ka hedhur ne uje tonelata me dhera gure e inerte te tjera qe jane nxjerre nga germimet e bera. Firma e ndertimit nuk i ka larguar dherat ku ka hapur gropen per ndertimin e dy pallateve por i ka hedhur ato ne det u shpreh pronari i nje lokali pak metra me tej vendit te ndotur. Mesohet se jane rreth 25 metra gjatesi te vijes bregdetare te cilat jane ndotur gjate nates. Firma ndertuese
ka evituar punen per te larguar inertet duke i rene per shkurt e duke i hedhur ato ne det. Banoret e qytetit bregdetar jane shokuar dite me pare kur kane pare se ishte prishur lulishtja dhe ne vend te saj do te ndertoheshin pallate. Por ata jane tronditur edhe me shume kur dje pane se dherat e hequra nga gropa ku do te ndertohet ishin hedhur me papergjegjshmerine me te madhe ne det duke e ndotur ate ne nje hapesire te konsiderueshme. Akoma me shume jane habitur turistet e pakte qe e vizitojne Vloren ne keto dite dimri.
Kreu i Agjencise Rajonale te Mjedisit te Vlores Geron Gumbardhi u shpreh dje se nuk eshte i pari ndertim qe po prish bukurine e bregdetit te Vlores. Shume hapesira detare jane tashme nen kercenimin e ndertimeve pa kriter qe po jep bashkia e ketij qyteti. Ne si drejtori rajonale kemi marre masa per bllokimin e aktivitetit si dhe per parandalimin e zenies se ketij bregdeti nga ndertimet. Po aplikojme me masa administrative deri ne gjoba qe shkojne 10 milione leke por sic duket ndertimet vazhdojne pa me te voglin shqetesim. Ky eshte nje shkaterrim qe i behet bregdetit te Vlores i cili po kthehet tashme ne kantier ndertimi u shpreh Gumbardhi. Mesohet se Agjencia Rajonale e Mjedisit ka bere edhe nje bllokim tjeter po ne zonen e Ujit te Ftohte per te njejten arsye. Per kreun e mjedisit keto leje qe jepen nga bashkia jane abuzive dhe po shkaterrojne qytetin e Vlores nga dita ne dite. Firma qe hodhi inertet ne det ka leje te rregullt per te ndertuar dy pallate. Sipas banoreve pronari i saj ka abuzuar duke falsifikuar disa dokumente e duke ndryshuar kufijte ekzistues te truallit.
VLORE/ QEMAL BIRAKU