Sherr per nje vajze vritet i riu
Ngjarja tronditese eshte shenuar ne oret e vona te se dieles ne qytetin e Sarandes kur Edmond Mullai humbi jeten nga nje goditje me thike. Burime nga Komisariati i Policise ne Sarande bejne te ditur se nga nje grindje per motive te dobeta ajo degjeneroi deri ne perdorimin e armeve. Sipas burimeve te policise vrasja ndodhi rreth ores 2300 tek vendi i quajtur Agjencia e Udhetareve perballe nje kazinoje. Viktima 31-vjecar Edmond Mullai me origjine nga fshati Ninat komuna Markat dhe banor i fshatit Gjashte ka nisur te debatoje me autorin e arrestuar tashme Besmir Uka 23 vjec. Mesohet se viktima i ka kerkuar autorit llogari se pse kishte ngacmuar nje femer e njohur prej
tij. Por si kunderpergjigje ka marre nga autori nje goditje me thike ne kofshe. Kjo goditje i ka shkaktuar atij hemorragji te shumte. Ndersa autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes Mullai eshte transportuar per ne urgjencen Stefan Mekshi te Sarandes. Mjeket deklaruan se goditja me thike ishte fatale pasi i ishte prere arteria kryesore dhe sipas tyre ishte e pamundur nderprerja e hemorragjise edhe pse ai iu nenshtrua operacionit kirurgjikal. Kjo ka bere qe rreth mesnates 31-vjecari te humbase jeten. Eksperte te Policise Kriminale te Sarandes pas hetimeve te kryera kane identifikuar autorin e kesaj ngjarjeje dhe e kane arrestuar Besmir Uken nga Laci banor i Sarandes. Ai punonte ne qytetin e Sarandes dhe per kete arsye jetonte ne nje banese me qira ne lagjen 1. Policia po punon per te zbardhur plotesisht rrethanat e krimit ne bashkepunim me prokurorine e qytetit. Nga te dhenat e deritanishme rezulton se dy personat e kane pasur debatin e castit fillimisht brenda kazinose e me pas jashte saj ku ne vend te zgjidhjes ka ndodhur krimi.
Vrasja e Mullait shenon ngjarjen e katert te rende qe nga fillimi i vitit 2010. Ajo regjistrohet pas vrasjes se Ndricim Isufit ne Lukove Tonin Qendros ne Ksamil e Vasil Roshit ne fshatin uke. Sipas statistikave kete vit numri i vrasjeve eshte me i larti ne pese vitet e fundit dhe i barabarte me vrasjet e ndodhura ne vitin 2005.
SARANDE/ SHPRESA DINE