E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratiset i dënuari nga burgu i Peqinit, pezullohet drejtori Sajmir Salla

burgu-peqinPeqin- Një i dënuar është arratisur dje nga burgu i Peqinit, pasi nuk është kthyer në qeli pas lejës shpërblyese që kishte marrë. Bëhet fjalë për Romeo Rustemaj, nga Vlora, i cili ishte dënuar me 10 vite burg për vrasjen e një oficeri policie.

Mësohet se ai kishte marrë leje më 7 maj dhe duhet të kthehej dje në mesditë, por nuk e ka bërë këtë gjë. Policia është vënë në ndjekje të tij, pasi cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë.

ndërkohësot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë pezullimin nga detyra të drejtorit të Burgut Sajmir Salla.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në burgun e Fushë Krujës disa ditë më parë, pasi Ilir Avdillari, i njohur si anëtar i bandës s ëYzberishtit, i cili ishte dënuar me 22 vite burg u arratis. Edhe ai kishte marrë leje 7 ditore, por nuk u kthye më, kjo bëri që të shkarkohej drejtori i burgut Ligor Prifti. Pas disa ditësh kërkimesh policia bëri arrestimin e të arrestuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›