Korçë, shtohen kontrollet ndaj ushqimeve

Stina e nxehtë e verës dhe rritja e fluksit të pushuesve kanë bërë që nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Korçë, të shtohen kontrollet intensive ndaj subjekteve që ofrojnë produkte konsumi.
Rreth 8 tonë ushqime janë neutralizuar si pasojë e problemastikës që kanë patur në origjinën e tyre etiketën pa kushtet e ruajtjes. Drejtori i AKU-së në Korçë Benjamin Napuce thekson se nuk kanë munguar as masat dministrative, kryesisht në baxho, që kanë variuar nga gjoba deri në mbyllje të subjektit.
Inspektimet e AKU-së në qarkun e Korçës janë përqëndruar edhe në 62 restorante dhe hotele që disponojnë lëndën e parë për konsumatorin dhe nga konstatimet ka pasur një përmirësim në kushtet higjeno- sanitare të ambinteve ku përgatiten ushqimet.