Temat nga ku do të merren pyetjet për 17 provimet me zgjedhje
20/06/2011 Matura 2011, kapitujt dhe temat më të rëndësishme që maturantët duhet të përvetësojnë
Për të mos rrezikuar të drejtën e konkurrimit për pranimet në shkollat e larta publike të vendit gjatë vitit të ardhshëm akademik, maturantët duhet të kalojnë edhe provën e fundit të maturës me 30 qershor për dy provimet me zgjedhje. Ndryshe nga sa ka ndodhur në maturat e shkuara, numri i lëndëve që do të jepen si provime me zgjedhje këtë vit ka mbërritur në 17 të tilla. Aktualisht maturantët kanë nisur përgatitjet finale për të dyja provimet e përzgjedhura sipas preferencave individuale, notat e të cilave janë edhe vendimtare në përzgjedhjen e profileve për studimet e larta që maturanti do të ndjekë. Edhe për këto provime ekspertë pohojnë se mbi 80 për qind e pyetjeve do të merren nga temat e listuara në programet orientuese për secilën nga lëndët. Sipas përcaktimeve të bëra, kërkesat në test do të jenë dy llojesh: me zgjedhje të shumëfishtë e me shtjellim të argumentuar. Zgjidhja e ushtrimeve dhe kërkesave me shtjellim do të zërë një pjesë të rëndësishme të pyetjeve që do të përmbajë testi final. Për këtë janë përcaktuar edhe kapitujt e temat të cilave nxënësit duhet t’u japin më shumë përparësi në këtë fazë përgatitore. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë kapituj dhe temat që maturantët duhet të përvetësojnë më me përparësi, duke qenë se dhe pyetjet finale të testit do të jenë marrë nga këto tema. Pas dy ditësh pritet të ngujohen në AVA hartuesit e testeve, të cilët do të përzgjedhin nga fondi i pyetjeve (ku për secilën lëndë janë nxjerrë në pah më shumë se 400 pyetje) kërkesat finale që do të përmbajë teza e provimit. Testet me zgjedhje të Maturës Shtetërore përmbajnë për secilën lëndë 20 kërkesa, nga të cilat 10 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 10 pikë, dhe 10 kërkesa janë me zhvillim dhe përbëjnë 30 pikë. Kështu në total, një maturant për të marrë notën maksimale duhet të mbledhë 40 pikë nga përgjigjet e dhëna. Mësuesit e shkollave të mesme, deri në mbyllje të javës së ardhshme duhet të zhvillojnë konsultime me nxënësit që janë regjistruar për të marrë pjesë në dy provimet me zgjedhje të 30 qershorit. Gjatë këtyre orëve, nxënësit do të orientohen me të gjitha temat e paqarta mësimore që do të jenë pjesë e temave të provimit. Njëkohësisht edhe për provimet me zgjedhje është konfirmuar se maturanti nuk do të penalizohet me heqje të pikëve, në rast se përgjigjet që do të japë nuk janë të sakta. Këto pyetje do të vlerësohen me zero pikë.
Shpërndarja e pyetjeve në test
Shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas temave të programit dhe përqindjes që zë secila temë apo kapitull në programin lëndor orientues të Maturës Shtetërore, të cilën e gjeni të detajuar në tabelën bashkëngjitur shkrimit për secilën nga të 17 lëndët që do jepen si provim. Kjo do të thotë se temat që kanë përqindjen më të lartë, duhet të shihen më me prioritet nga nxënësi, për vetë faktin se në testin final ato do të zënë dhe pjesën më të madhe të pyetjeve, po ashtu dhe të pikëve më të larta. Ndërsa për temat që kanë përqindjen më të vogël, pohohet se do të përfshihen në pyetjet me alternativa, të cilat do të vlerësohen me nga 1 pikë. Në total teza e provimit për lëndët me zgjedhje do të ketë 20 pyetje të kombinuara ndërmjet 10 pyetjeve me shtjellin dhe dhjetë të tjerave me alternativa. Për përgjigjet alternative të dhëna saktë maturanti do të vlerësohet me 10 pikë, ndërsa për ato me shtjellim do të mbledhë rreth 30 pikë. Në këto kushte, për të marrë vlerësimin maksimal një maturant duhet të grumbullojë rreth 40 pikë në secilën prej lëndëve që do japë si testim me zgjedhje.
Temat nga ku do të merren pyetjet e provimit
për të 17 lëndët me zgjedhje të maturës 2011
FIZIKA
Mekanika 34 %
Lëvizja mekanike. Kinematika 8
Dinamika. Ligjet e Njutonit 13
Forcat dhe baraspesha e trupave 3
Puna e forcave dhe energjia mekanike 10
Fizika molekulare dhe termodinamika 11
Bazat e teorisë molekulare të lëndës. Gazi i përsosur 5
Termodinamika. 6
Elektriciteti dhe magnetizimi 24
Fusha elektrike konstante 8
Rryma elektrike konstante 6
Fusha magnetike konstante 3
Induksioni elektromagnetik 7
Lëkundjet dhe valët 13
Lëkundjet 10
Valët 3
Optika 5
Lëvizja e grimcave në fushën e forcave dhe
relativiteti 5
Lëvizja e grimcave në fushën e forcave 3
Teoria e relativitetit 2
Fizika kuantike dhe bërthamore 8
Fizika kuantike 4
Fizika bërthamore 4
KIMI
Ndërtimi i lëndës, sistemi periodik 17
Kimi sasiore 16
Kinetika kimike 8
Ekuilibrat kimikë 10
Elektrokimia 11
Termokimi. 8
Kimi organike 30
HISTORIA
Historia e Lashtë Botërore 7.5 %
Historia Botërore e Mesjetës 4.5 %
Historia Moderne Botërore 13 %
Historia Botërore e Shekullit të XX 25 %
Historia e Popullit Shqiptar 50 %
GJEOGRAFIA
Toka 32%
Atmosfera 28%
Hidrosfera 18%
Tokat dhe biogjeografia 11%
Mjediset jetësore 11%
Gjeografia 2 (Rajonale)
Probleme të përgjithshme të mjedisit 7%
Evropa 19%
Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut 26%
Afrika, Lindja e Mesme, Azia Jugore, Azia
Juglindore, Azia Lindore, Australia dhe Oqeania 48%
Gjeografia 3 (Trashëgimia natyrore dhe kulturore)
Mjedisi në vështrimin gjeografik 29%
Pasuritë e veçanta natyrore dhe kulturore 14%
Trashëgimia natyrore kombëtare 43%
Monumentet kulturore 14%
Gjeografia 4 (Republika e Shqipërisë dhe trevat Shqiptare)
Përbërja dhe pozita gjeografike e trevave shqiptare 4%
Natyra e trevave shqiptare 21%
Organizimi shtetëror dhe administrativ 2%
Popullsia dhe vendbanimet 6%
Ekonomia 8%
Rajonet gjeografike të trevave shqiptare 38%
Kosova 13%
Trevat Shqiptare në Serbi 2%
Trevat Shqiptare në Maqedoninë Perëndimore 2%
Trevat Shqiptare në Mal të Zi 2%
Trevat shqiptare në Greqi 2%
BIOLOGJIA
Bazat kimike te jetës 2%
Biologjia qelizore 19%
Sistematika 26%
Anatomia, fiziologjia shtazore 24%
Evolucioni 3%
Trashëgimia 15%
Mikrobiologjia 2%
Ekologjia 9%
ANGLISHT, FRËNGJISHT , GJERMANISHT, SPANJISHT
Të kuptuarit me shkrim 30 %
Fjalor dhe Gramatikë 50 %
Te shkruarit 20 %
ITALISHT
Të kuptuarit me shkrim 40 %
Leksiku dhe gramatika 40 %
Të shprehurit me shkrim 20 %
NJOHURI PËR SHOQËRINË
Sociologjia
Kreu I 23%
Kreu II 8%
Kreu III 7%
Kreu IV 5%
Kreu V 5%
Kreu VI 5%
Kreu VII 7%
Kreu VIII 10%
Kreu IX 7%
Edukimi qytetar demokratik
Kreu I 7%
Kreu II 5%
Kreu III 12%
EKONOMI- FILOZOFI
Pesha që zë secila prej lëndëve
në pikët e testit është 50% !
HISTORIA E BALETIT
Kërcimi në shoqërinë primitive 3 %
Kërcimi në periudhën e antikitetit 3 %
Kërcimi në mesjetë 4 %
Kërcimi në Rilindje 10 %
Figurat e rëndësishme të Koreografisë Botërore
Zhan Zhorzh Nover Salvatore Vigano 5 %
Kërcimi në Periudhën e Romantizmit
Philip Talioni, Fani Elsler 10 %
Krijimi i sistemit klasik evropian 10 %
Baleti në shek. XX 10 %
Baleti në Evropën Perëndimore 10%
Teatri i Baletit në Amerikë 10 %
Tradita koreografike shqiptare 10%
Krijimi i Filarmonisë Shqiptare 10%
Baletet e vëna në skenën shqiptare 5%
HISTORI ARTI
Arti Figurativ në antikitet (3000 vjet p.K.- 400 pas K.) 10 %
Arti në mesjetë (shek. XI - XV) 5 %
Rilindja Evropiane (shek. XV - XVII) 10 %
Arti Barok (shek. XVII - XVIII) 10 %
Arti i Kohës së Re (shek. XVII - XX) 15 %
Arti në shek. XX 15 %
Arti Ilir dhe i qyteteve antike bregdetare 5 %
Arti Bizantin 5 %
Arti Pasbizantin 5 %
Arti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare 5 %
Arti Periudhës së Pavarësisë 5 %
Arti i Periudhës së Pasçlirimit (1945 deri më sot) 10 %
HISTORIA E MUZIKËS
Muzika në mesjetë 5 %
Muzika në Rilindje 8 %
Muzika Barok 10 %
Muzika në Klasicizëm 25 %
Muzika në Romantizëm 37 %
Muzika në shek. XX 10 %
Muzika shqiptare 5 %
HARMONIA
Harmonizimi me tri funksionet kryesore 50%
Harmonizimi duke përdorur sistemin e plotë Funksional 25%
Harmonizimi duke përdorur tingujt joakordikë 10%
Harmonizimi duke përdorur shmangiet dhe
modulacionet në tonalitete të afërta 10 %
Veçoritë e harmonizimit në modet e muzikës
popullore shqiptare 5 %
ANATOMI ARTISTIKE
Kafka (Cranium) 9 %
Skeleti i trungut 12 %
Kockat e gjymtyrëve të sipërme (Ossa membri superioris) 11 %
Kockat e gjymtyrëve të poshtme (Ossa membri inferioris) 11 %
Muskujt e kokës 7 %
Muskujt sipërfaqësorë të shpinës 6 %
Muskujt e kraharorit 6 %
Muskujt e barkut 6 %
Muskujt e anësisë së sipërme të ndarë sipas zonave 16 %
Muskujt e anësisë së poshtme të ndarë sipas zonave 16 %