E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikolla Gruevski drejt Brukselit, në fokus integrimi

Lideri i VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski, nesër do të udhëtojë për vizitë të pa paralajmëruar në Bruksel për takim me krerët më të lartë të BE-së. Burimet qeveritare theksojnë se Gruevski do të informojë krerët e lartë të Komisionit Evropian lidhur me axhendën e qeverisë së re dhe prioriteteve të saj.
 

“Gruevski sigurisht qe do të raportojë para zyrtarëve të KE-së lidhur me punët dhe synimet që do të ketë qeveria e re në axhendën e saj. Por kjo është një vizitë nga e cila do të jepen sinjalizimet e krerëve evropianë lidhur me mbështetjen ndaj Maqedonisë në procesin e integrimit të saj”, theksoi zyrtari i lartë i Qeverisë, për mediat maqedonase.
 

Kryeministri Gruevski nesër pritet të takohet me komisionerin për zgjerim Stefan Fule, ndërsa priten edhe takime me zyrtarë të tjerë evropianë nga Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës si dhe evrodeputetë. Gjithashtu nuk përjashtohen edhe takime me krerë të lartë të NATO-s në Bruksel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›