Korce, skaneri i spitalit, i prishur

Per nje ekzaminim me skaner pacientet e zones juglindore do te harxhojne me shume para.
Nje defekt i radhes e ka nxjerre ate jashte perdorimit ndersa per drejtuesit e spitalit demi ende nuk eshte perllogaritur dhe firma qe e ka ne mirembajtje kete pajisje sipas nje kontrate po vonon nderhyrjen per riparimin e ketij defekti.
Drejtori i spitalit, Gjergji Denasi tregon se si skaneri ne kete spital nuk ka funksionuar asnjehere per nje periudhe te gjate qe nga instalimi.
Skaneri i ka sherbyer komunimetit te zones vetem per pak muaj ne pese vjet. Nga demtimi i memorjes ai ka qendruar si relike ne repartin e urgjences pa asnje funksion, ndersa ne momentet e punes mund te kryeje deri ne 20 ekzaminime ne dite me shume nga sa ju nevojitet banoreve te qarkut te Korces.