Qeveria shqiptare dënon aktet terroriste në Indi
Ne emer te qeverise shqiptare, Zyra për shtyp e Kryeministrit në një njoftim zyrtar e cilësoi sulmin ne Mumbai si barbar dhe terrorist. Kryeministri Berisha shprehu ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin për qeverinë dhe popullin indian
TIRANE-Qeveria shqiptare dënoi sot sulmet në Mumbai të Indisë, si pasojë e të cilit humbën jetën shumë e shumë qytetarë të pafajshëm dhe u plagosën qindra të tjerë. Zyra për shtyp e Kryeministrit në një njoftim zyrtar e cilësoi këtë akt si barbar dhe terrorist. “Ky akt është një fakt tjetër që dëshmon se terrorizmi mbetet rreziku kryesor për jetën e njerëzve të lirë dhe se lufta me vendosmëri kundër tij është vendimtare për të fituar betejën kundër armikut aktual më të egër”.
“Kryeministri Berisha bashkohet me dhimbjen e thellë të familjarëve të viktimave duke i shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta, si dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve”, citon njoftimi për shtyp.
Po kështu Kryeministri Berisha shprehu ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin për qeverinë dhe popullin indian.
Qeveria shqiptare shpreson se autoritetet indiane do të dënojë me ashpërsi shkaktarët e tragjedisë.
Nga sulmet në dy hotele në zonën më të pasur të kryeqytetit të Indisë, Mumbai gjetën vdekjen rreth 100 persona si dhe u plagosën qindra të tjerë. Persona të armatosur morën peng dy hotele duke vrarë shumë turistë të huaj që ndodheshin në ambientet e tyre.
Sulmet u dënuan sot edhe nga presidenti amerikan, George Bush, ai i zgjedhur Barack Obama, presidenti rus, Medvedev, si dhe liderë të tjerë botërorë.
(d.b/BalkanWeb)