"Banda e Durrësit", dështon seanca e radhës
Mungesa në Gjykatën e krimeve te Renda e përfaqësuesve të mbrojtjes ligjore të të akuzuarve si anëtarë të kësaj ish- bande solli sot dështimin e seancës së radhës.
TIRANË- Dështon sërisht seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të “Bandës së Durrësit”. Gjykata e Krimeve të Rënda kërkoi sot që, avokatët mbrojtës të marrin pjesë në procesin gjyqësor në ngarkim të të pandehurve të ish-"Bandës së Durrësit".
Mungesa në këtë Gjykatë e përfaqësuesve të mbrojtjes ligjore të të akuzuarve si anëtarë të kësaj ish- bande solli sot dështimin e seancës së radhës.
Në këtë proces janë të pandehur 16 persona, të akuzuar për disa episode të rënda kriminale, ndër to, disa vrasje të ndodhura vite më parë në Durrës.
Sipas të dhënave të Prokurorisë, në fillimet e saj, në vitin '97, "Banda e Durrësit" drejtohej nga i pandehuri Lulzim Berisha. Më pas, me kalimin e kohës, anëtarët e saj u përfshinë në konflikte me njëri- tjetrin, duke krijuar grupe rivale.
Të pandehurit e "Bandës së Durrësit" janë arrestuar në këto tre vitet e fundit nga forcat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila për disa disa vite hetoi çështjen penale ndaj tyre.
(d.b/BalkanWeb)