Rama në Klos: Rruga e Arbrit projekt strategjik i PS, Berisha iu hodhi hi syve
KLOS - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi pasditen e sotme një bashkëbisedim me banorët e Klosit. Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të banorëve të kësaj zone, Rama premtoi ndërtimin e rrugës së Arbrit, duke akuzuar kryeministrin Berisha se u ka hedhur hi syve qytetarëve me projektin e kësaj rruge.
Është trumbetuar nga PD se nëse ju bëheni kryeministër do të bllokohet Rruga e Arbrit. Kur do mbarojë kjo rrugë se është jetike për ne?
Sa herë vjen fjala për gjërat që në fakt duhet t’i kishte bërë PD, menjëherë e drejton gishtin tek opozita dhe tek unë. Jam akuzuar që kam bllokuar gjithë Shqipërinë. Por e vërteta fillon nga diku tjetër besoj unë. Pse nuk e ndërtoi PD Rrugën e Arbrit? Ajo që është bërë, është sa për t’i hedhur hi syve popullit, sa për të shkatërruar një pjesë të mjedisit dhe pasurisë natyrore. Ajo që mund t’ju them është që ne do ta bëjmë Rrugën e Arbrit dhe jo vetëm atë, por të gjitha rrugët që ne do të ndërtojmë do të jenë ndryshe nga rrugët që ndërtojnë këta që kanë ngelur rrugëve. Dhe aty ku kanë derdhur miliarda rrugët janë për faqe të zezë. Kur kam diskutuar me njerëzit për të ndërtuar këtë skuadër të rilindjes. Me Shkëlqim Canin kemi kohë që njihemi, më ka mbështetur vazhdimisht me këshilla dhe punë konkrete për çështje që lidhen me ekonominë dhe financat. Kur i kam thënë kam dëshirë të përfshihesh drejtpërdrejt në qarkun e Dibrës më ka thënë mund ta pranoj vetëm nëse plotësohet një kusht, Rruga e Arbrit. Ky është një projekt kombëtar, është një projekt shumë i rëndësishëm për ju dhe Shqipërinë. Është një projekt që nuk shkurton thjesht lëvizjen por garanton zhvillim për një territor të tërë. Për në hyn tek projektet strategjike që ne do ta çojmë përpara me shumë vullnet.
Klosi ka një treg, pazari i Klosit dhe është i njohur në gjithë botën. Po ta shohësh se në kushte tregtohet atje është skandaloze, e mjerueshme. A do të financohet për pazarin e vërtetë të Klosit?
Të falënderoj për pyetjen. Unë nuk di të tregoj përralla, e kam shumë problem. Po të doni përralla për të rritur është njëri që i tregon. Ma tha bukur një plak në Shkodër, ky tha mirë që na përmbyti me ujë por na mbyti me rrena dhe ne s’kemi për tu tharë kurrë. Në Elbasan kishte thënë një të madhe shumë, sa të ndërtojmë hekurudhat do ta çojmë trenin deri në Pekin. Çështja e pazarit dhe çështje të tjera të natyrës lokale janë shumë të rëndësishme.
Unë jam një invalid prej 22 vjetësh. Zotëroj një makinë, nuk marr rimbursim karburanti. Jam invalid pune, jam aksidentuar ushtar. Dritat na i hoqi, telefonin na i hoqi. Çfarë do bëni pas 23 qershorit për këtë shtresë?
Ajo që po diskutojmë është se gjendja e përgjithshme është e tillë. Është Shqipëria e tërë që është ulur në karrocën e invalidit, jo nga pamundësia fizike që i ka ardhur nga një fatkeqësi, por nga mungesa e shtetit. Ne nuk kemi shtet, kjo është e gjitha. 20 vjet fushata do t’ju sjellim ujë, a thua se do sjellin ujë nga hëna. Ujin e kemi këtu, kudo që të shposh ka ujë, dhe s’ka ujë me pi, s’ka ujë me vadit tokën. Pse? Se s’ka shtet. Pse e kanë penguar ujin që të vijë se uji këtu është, si me pas ndonjë kuçedër, është mungesa e shtetit. Fare thjesht, nuk po i hyjmë krahasimeve me Gjermaninë, Anglinë. Ja ku e keni një shtet shqiptar, 5 vjet shtet. Shkoni në Kosovë dhe shikoni si funksionon policia, se këtu polici s’ka. Këtu me çifte të gjithë duke rujt lopët e shtëpitë. Polici këtu e vë kapelën kur të ndalojë ndonjërin t’i marrë ndonjë gjobë. Ç’të bëjë, 300 e ca mijë lekë e ka rrogën. Shko në Kosovë jepi policit bakshish nëse të kap me kundravajtje, shkon në polici. Shko në spital, shikojeni ndryshimin, nata me ditën. Isha në Berat kur luajti kombëtarja, qëllova me një djalë nga Presheva. Në pushim të ndeshjes më tha, jam i shokuar. Kam dalë pak jashtë Beratit dhe jam habitur tha, kam parë njerëz që punojnë tokën me bel. Si vazhdon kjo tha? Po vazhdoi kështu do t’ja lidhin maces parmendën se as gomari nuk do pranojë më.
Unë kam mbaruar universitetin politeknik, jam i papunë, si shumë të rinj këtu. Që të futesh në punë ose duhet të jesh mik i ndonjërit ose duhet të paguash lekë. Çfarë do bëjë PS për punësimin e të rinjve?
Ne kemi një moment shumë të rëndësishëm si vend. Këtë nuk e them si kryetar i PS por si njeri që jetoj në këtë vend. Këto zgjedhje nuk vendosin absolutisht që do humbi ky, do fitojë ai. Këto zgjedhje vendosin fatin e një gjenerate. Vendosin për 10-15 vitet e ardhshme në kuptimin e rrugës që do marri vendi. Vendi po shkon keq e më keq. Këtë e vërtetoni shumë thjesht, shikoni xhepin e familjes. Shikoni çmimet në Pazar, shikoni sa blini me po ato lekë në krahasim me vite më parë dhe e nxirrni konkluzionin kollaj. Rruga është komplet e mbyllur dhe mund ta hapni vetëm me votën e 23 qershorit. Është votë për të ndarë nëse Shqipëria do të shkojë në rrënim të plotë, apo do rilindë. Nuk flasim për gjëra të mëdha, ose më saktë flasim për gjëra të mëdha por që janë të thjeshta. Po ju marr vetëm një gjë, ju jeni pa punë, duke qenë pa punë jeni të pasiguruar nga ana shëndetësore. Nëse sëmundja bie tek ndonjëri nga ju, nuk shkoni dot në spital, sepse Saliu e ka sistemin të ndërtuar, kush s’ka lekë nuk duhet të sëmuret. Çfarë bëjnë njerëzit, shesin shtëpinë, marrin borxh, për të mbajtur në jetë njerëzit e dashur. Për çfarë i themi vetes në Shqipëri europiane, Shqipëri në NATO, që jemi popull me tradita e nuk e lemë njëri- tjetrin në baltë. Ne do ta ndryshojmë skemën, do ta kthejmë përmbys, do ta bëjmë falas shëndetësinë. S’ka rëndësi a je në punë apo jo, nëse sëmuresh dera e spitalit do të hapet, doktori nuk do të shikojë nga xhepat dhe do kujdeset për ty. Përralla nuk ju tregoj, Shqipëria apo Klosi nuk do bëhet Zvicër për 4 vjet, por pas katër vjetësh këtu do jemi prap dhe shëndetësia do jetë falas. Në shkop magjik nuk kemi. Por këtij vendi zoti dhe natyra i kanë falur gjithçka që të jetojë në kushte normale. Të vuajë për bukë, për punë, për shërbime minimale, kjo nuk shkon. Për këtë arsye secili që ka votën në dorë duhet ta marrë këtë përgjegjësi. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Po shkojmë drejt BE-së po çfarë do të jenë fëmijët tanë në BE, qytetarë të barabartë apo hyzmeqarë. Ndryshimi më i madh mes nesh dhe atyre, unë PD-në e quaj pasuri kombëtare, por PD sot është kthyer në familje oborrtarësh, ata ju shohin si zgjedhës, ne ju shohim si njerëz.
Unë kam pritur me pushkë Sali Berishën, por ka kohë që i jam bashkuar mendimit tuaj, alternativës tuaj. Dy herë kam votuar për PS dhe të tjerat për PD. Në vitin ‘94 kam hedhur me dorën time 30 vota. Një nga gjërat më shkatërrimtare që ka bërë Saliu është procesi zgjedhor. Mbi kurrizin tim po ndjej rrënimin ekonomik. Unë jam specialist bujqësie dhe mësues, jam edhe fermer kam edhe vreshta dhe sot jam më keq se gjithë këta. Sot në Shqipëri kush punon humb. Kërkesat e mia i keni paraqit në program. Program me të mirë se sa të mbështetet tek toka, program më të mirë nuk ka.
Era e rilindjes paska fry fort edhe këtu, të paktën një demokrat të madh e paska marrë me vete. Shpresoj shumë që në 23 qershor me numrin 29 të çlirimit ta çlironi edhe Klosin se e keni shtrëngu shumë me thënë të drejtën.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bulqizë, Rama: Era e Rilindjes do hapë rrugën e Arbrit për ju Rama: Dibranët të japin ujë në ‘bisht të lugës’, tregohuni të zgjuar dhe më 23 qershor