E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama- Kom.Egjiptian: I patolerueshëm taksimi i votës

Kreu i PS, Edi Rama është takuar sot me banorë të kom. egjiptian që jetojnë në bregun e Lumit. Ndër cështjet e prekura në këtë takim ishte dhe kostoja e një karte identiteteti, e papërballueshme për tu paguar prej tyre. 

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka qënë sot pranë komunitetit egjiptian që jeton në bregun e lumit në periferi të kryeqytetit. Mes pohimeve të qytetarëve për pamundësi jetese dhe kushte të vështira ekonomike, kreu i PS u përball edhe me ankesat e tyre për tu pajisur me karta identiteti. Rama u shpreh se është e patolerueshme që të taksohet një e drejtë kushtetuese, sic është e drejta e votës.
“ Të gjithë duhet ti marrin kartat për të votuar, në mënyrë që një e drejtë themelore e njeriut, që është në kushtetutë, qofshin gra apo burra, romë apo egjiptianë, në fsht e në qytet , nuk mundet dot të shitet dhe nuk mundet dot të blihet. Është një e drejtë që duhet ta ketë secili dhe që ne do të luftojmë deri në fund, që të garantohet për secilin , në mënyrë që cdo njeri të bëjë zgjedhjen e tij” theksoi Rama.

Dyke marrë shkas nga dita ndërkombëtare e romëve, një tjetër shtresë në nevojë, Rama tha se nuk duhet pritur për një ditë ndërkombëtare për këto komunitete , për tu premtuar lehtësira punësimi dhe shkollimi, por qeveria duhet të jetë cdo ditë pranë tyre me politikën sociale. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›