E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, tentoi të grabiste banesën, në pranga babë e bir

Policia e Korçës bën me dije se sot nga strukturat e Seksionit Kundër Krimeve të Rënda është bërë e mundur arrestimi ne flagrance i B.Ramolli 17 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje në bashkëpunim” dhe Edmond Ramolli 51 vjeç, babë e bir.

Arrestimi i tyre sipas policisë është bërë për veprat penale të “Vjedhjes me arma e ngelur na tentativa” në ngarkim të shtetasit B.Ramolli dhe veprës penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe municioneve” për Edmond Ramolli.

Mesnatën e sotme rreth orës 02:00 B.Ramolli, në fshatin Floq ka shkuar i maskuar dhe i armatosur, me qëllim vjedhjen, në banesën e shtetases H.D 71 vjece, dhe e ka goditur me tytën e armës (automatik) në pjesën e kokës duke i shkaktuar plage te lehta pasi i ka kërkuar një sasi lekësh, të cilat gjatë kontrollit të banesës së 71 -vjeçares, ky shtetas nuk ka mundur t’ i përvetësojë dhe më pas është larguar.

Sipas policisë arma të cilën B.Ramolli e mbante me vete i përkiste pikërisht babait te tij shtetasit Edmond Ramolli. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: arma e zjarrit automatik kallashnikov model 56, një sasi fishekësh prej 392 copë të kalibrit 7.62 mm, një krehër automatiku me 7 copë fishekë, si dhe mjetet të cilat autori i kishte përdorur gjatë grabitjes konkretisht: një elektrik dore dhe një kapuç në ngjyrë të zezë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›