E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrufa dhe bronkitet, ilaci më i mirë natyral është...Qepa

TIRANË-Qepa është e pasur me kripëra minerale dhe obligo-elemente. Duke u kombinuar edhe me substancat që ndodhen ne organizëm ajo stimulon një mbrojtje natyrale. 
Rrufa
Kur ju sëmureni me rrufe, e cila shkakton shume teshtima dhe rrjedhje te hundeve, mundohuni te përdorni kokrrat e qepës se njomë. Në fillim konsumoni për tre dite, çdo dy orë nga 3 kokrra. Ditët ne vijim uleni dozën derisa te shëroheni tamam. Kundër rrufës duhen sidomos kokrrat e qepës se njomë Allium cepa përdoret për infeksionet e ndryshme te rrugëve te frymëmarrjes
Bronkiti
Qepa e njome është shume e mire edhe për bronkitin dhe laringitin. Kundër gripit: një përbërje me qepe dhe ujë për ta forcuar organizmin ne periudhën kur jeni te sëmurë me grip dhe për një mbrojtje te mire imunitare, mjekët këshillojnë te prisni imët dy qepë, t’i lini ato të marinohen për disa ore ne 500ml ujë ambienti dhe të pini nga një gote ndërmjet çdo vakti. Mund të pini edhe një gotë para se të flini.
Laringiti
Kundër dhimbjes se fytit: shurup me qepë.
Receta e këtij shurupi është shume e thjeshtë për t’u realizuar. Merrni 100 gr qepe, grijeni sa më imët dhe për 10 minuta vëreni te ziejë ne 200ml ujë. Pasi ta hiqni lëreni të ftohet dhe shtojini një luge gjelle mjaltë.
Vendoseni përsëri të ziejë derisa të krijohet një lëng pak i trashë. Nëse keni dhimbje fyti pini 4 deri 6 luge kafeje derisa të shëroheni. Kundër te ftohtit: verë të përzier me qepë.

Përgatiteni këtë recete që ne momentin qe temperaturat fillojnë te bien. Ne këtë mënyrë ju nuk do e ndieni aq te ftohtin. Grini 300gr qepe dhe shtypeni. Shtojuni 100gr mjaltë te lëngshme dhe 600ml vere te bardhë.

Përziejeni mire dhe pini 2 deri 4 luge gjelle sapo te ndieni ethe. E mira është që të pihet pak e freskët. Kujdes! Kjo pije përmban edhe alkool, kështu qe mos e teproni.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›