E Diel, 1 Nëntor 2026

Skocia planifikon referendum për pavarësi nga Britania

BRITANI - Skocia planifikon të zhvillojë një referendum për pavarësi nga Britania e Madhe në vjeshtën e vitit 2014. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet vendase. Sipas tyre, populli skocez do të marrë një vendim për të ardhmen e vendit të tyre.

Sipas ligjit, vetëm Parlamenti Britanik mund të kërkojë votim të detyrueshëm, çka do të thotë se për një gjë të tillë duhet t’iu japë autorizimin autoriteteve të Skocisë gjysmë-autonome. Qeveria britanike do t’ia ofrojë këtë autorizim Skocisë, ka thënë sekretari kryesor i Thesarit, Deni Alexander.

Kryeministri britanik, David Cameron ka thënë të dielën se referendumi për pavarësi duhet të ndodhë së shpejti, por theksoi se “kundërshton fuqishëm ndarjen e Skocisë”.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›