E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni Hetimor për Vjenën kërkon të dëgjojë Edi Ramën dhe Egin Cekën

Gazeta Shqip

KOMISIONIKomisioni Hetimor i ngritur për të ashtuquajturin Incidenti i Vjenës, vendosi sot të thërrasë në seancë dëgjimore personat në dijeni për këtë ngjarje. Paulina Hoti kërkoi sot gjatë mbledhjes që mediat të paraqesin materialet filmike rreth ngjarjes, kurse Ministria e Punëve të Jashtme çdo dokument rreth këtij takimi të Edi Ramës të kryer në Vjenë.

Ndërsa kryetari Komisionit, Fatbardh Kadilli theksoi se tek lista e dëshmitarëve që do të thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar do të jenë dhe Edi Rama dhe Egin Ceka si dhe organizatorin i këtij takimi, Fate Velaj.

Brenda listës përfshihet dhe ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Vili Minarolli dhe ministrit të Jashtëm, Aldo Bumçi. Mbledhja e radhës së Komisionit do të mbahet ndërmjet datave 6 deri në 9 maj.

2 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Komisioni Hetimor për “Vjenën” kërkon të dëgjojë Edi Ramën dhe Egin Cekën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›