Korçë, thyhen xhamat e makinës së Ben Blushit

Thyhen xhamat e makinës së deputetit të Partisë Socialiste Ben Blushi.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës ku persona të panjohur kanë thyer xhamat e makinës së deputetit socialist Ben Blushi.
Makina me targa TR 0611 L në pronësi të deputetit ishte parkuar përballë një hoteli në bulevardin “Republika” në Korçë vetëm pak metra nga komisariati i policisë.
Menjëherë pas ngjarjes deputeti socialist Blushi ka bërë denoncim në polici por policia ende nuk bën të ditur asnjë pistë për ngjarjen.
Deputeti i PS-së Ben Blushi ndodhej në qytetin e Korçës pasi mbrëmë ka qënë i pranishëm në prezantimin e programit të kandidatit për bashkinë e Korçës Niko Peleshi.