Sekuestrohen pistoletat e truprojave te Berishes e kryegardistit Prendi

TIRAN - Grupi hetimor i prokurorise se kryeqytetit qe po heton vrasjet e demonstrates se 21 janarit 2011 ka sekuestruar dje te gjithe pistoletat e efektiveve te Gardes se Republikes qe diten e protestes se opozites ndodheshin brenda rrethimit te Keshillit te Ministrave duke mos perjashtuar ketu as truprojat personale te kryeministrit Sali Berisha.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit qendror te akuzes si dhe atyre prane Komandes se Gardes se Republikes. Sipas ketyre burimeve mesohet se prokuroria ka derguar per ekspertim ne laboratorin e Institutit te Policise Shkencore te gjithe pistoletat e kalibrit 9 mm qe kishin ne brez efektivet e Gardes te ndodhur brenda rrethimit te kryeministrise diten e demonstrates.
Diten e demonstrates se 21 janarit 2011 brenda rrethimit te Keshillit te Ministrave ndodheshin efektivet e njesise nr. 2 te Gardes se Republikes qe kishin per detyre ruajtjen dhe sigurine e nderteses se kryeministrise. Por per shkak te demonstrates se opozites se bashkuar komanda e Gardes kishte perpiluar planin e masave dhe urdhrin me nr. 28/1 te dates 19 janar 2011 sipas te cilit ne mbeshtetje te njesise dy kishte shkuar edhe njesia speciale e Gardes se Republikes dhe efektivet e ruajtjes dhe sigurise se personaliteteve.
Duke mos perjashtuar ketu edhe shoqeruesit e eskortes se kryeministrit. Te gjithe keta persona qe sipas regjistrit te armatimit diten e demonstrates ndodheshin brenda rrethimit te kryeministrise me urdher te prokurorise kane dorezuar pistoletat e brezit per ekspertim balistik e krahasues me 14 gezhojat dhe predhat e nxjerra nga trupat e viktimave - thuhet nga burimet e Prokurorise se Pergjithshme.
Sekuestrimi i ketyre pistoletave sipas akuzes eshte bere per te gjetur autoret e 14 gezhojave qe ende nuk jane identifikuar se nga cila arme jane shkrepur dhe autorin e dyshuar per vrasjen e Faik Myrtajt apo edhe Aleks Nikajt predha e te cilit ende nuk ka ardhur nga Turqia. Meqenese Garda e Republikes nuk i ka identifikuar vete personat qe kane qelluar me pistolete diten e demonstrates se 21 janarit 2011 dhe nga pamjet filmike nuk dallohen jemi detyruar ti sekuestrojme te gjitha per te pare se cili eshte personi dhe arma nga ku jane shkrepur plumbat luftarake drejt turmes apo edhe ne ajer - thuhet nga Prokuroria e Pergjithshme.
Pervec ketyre pistoletave prokuroria ka sekuestruar edhe armet e brezit te personelit te sigurise se brendshme te nderteses se kryeministrise te cilet per te mos mbetur pa arme kane marre pistoletat e tjera qe kishin ne magazinen e Komandes se Gardes se Republikes. Nga ana tjeter vetem paraditen e djeshme prokuroria dergoi ne laboratorin e Institutit te Policise Shkencore 10 pistoletat e fundit te sekuestruara nje dite me pare ne Garden e Republikes.
Keto pistoleta i jane bashkuar 70 te tjerave qe ndodhen ne laborator dhe presin ekspertimin balistik dhe krahasues me gezhojat dhe predhat e gjetura ne trupat e viktimave. Pak dite me pare prokuroria i ktheu Gardes se Republikes 32 pistoleta te kalibrit 9 mm te cilat rezultuan te pastra. Tashme pritet qe nga 80 pistoletat qe ndodhen ne laborator te identifikohet arma nga jane nxjerre 14 gezhojat e anonime qe jane gjetur ne pjesen veriore te nderteses se kryeministrise.
Sekuestrohen dhe armet e gjeneralit Prendi
Ne mesin e pistoletave te sekuestruara dhe derguara per ekspertim sipas te dhenave te siguruara nga Laboratori i Institutit te Policise Shkencore mesohet se jane edhe armet personale te vete Komandantit te Gardes se Republikes gjeneralit nen hetim Ndrea Prendi. Sipas prokurorise arma e tij eshte sekuestruar qe diten e marrjes ne pyetje dhe eshte derguar per ekspertim balistike e krahasuese per te pare nese diten e demonstrates ka qelluar edhe ai.
Deri me tani sipas ketyre burimeve nuk ka rezultuar se komandanti Prendi te kete qelluar me armen e tij te brezit. Pervec komandantit prokuroria ka sekuestruar edhe pistoletat e kalibrit 9 mm edhe te te gjithe vartesve te tij qe tashme jane nen hetim.
Iu jane sekuestruar pistoleta personale te te gjithe personave nen hetim ne radhet e Gardes se Republikes te cilat jane derguar per ekspertim balistik dhe krahasues me gezhojat dhe predhat e gjetura ne trupat e viktimave. Ky krahasim do te behet per te provuar nese ata kane qelluar apo jo me armet e tyre pistoleta - thuhet nga prokuroria.