E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, vetëvritet me armë zjarri 22-vjeçarja, bashkëshorti tenton ti japë fund jetës

Gazeta Shqip

ambulanca ne vendgjarjeNjë 22-vjeçare nga Korça i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ravonik, ku 22-vjeçarja me inicialet Q.E. është vetëvrarë me një armë tip me pushkë brenda ambienteve të shtëpisë ku banonte me bashkëshortin dhe familjen e saj.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan të renë në një akt të tillë, por mësohet se 22 vjeçarja kishte lënë edhe një letër lamtumire për të afërmit saj, që tashmë është marrë nga policia si provë në vendngjarje.

Ndërkohë, sipas burimeve policore, bashkëshorti i të resë që e ka gjetur i pari të pajetë në banesë, në kushte të rënduara psikologjike ka tentuar gjithashtu ti japë fund jetës duke drejtuar armën në trup.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e familjarëve të tjerë që ka parandaluar një tragjedi të dyfishtë, pasi kanë mundur ti heqin armën nga dora. Policia ka nisur hetimet lidhur me shkaqet që e çuan 22-vjeçaren drejt vendimit ekstrem, ndërkohë që letar e lamtumirës mendohet se do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

2 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, vetëvritet me armë zjarri 22-vjeçarja, bashkëshorti tenton ti japë fund jetës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›